Raiola takohet me drejtuesit e Juventusit, për blerjen e lojtarit të ri
Raportohet se agjenti Mino Raiola do të jetë sot në Vinovo për tu takuar me krerët e klubit të Juventusit.

Personi në fjalë është një agjentët më me emër ku zotëron dhe disa nga lojtarët më me emër, ku klientët e tij te Juventusi janë Blaise Matuidi dhe Moise Kean. Mësohet se Raiola i ka ofruar Leandro Fernandesin klubit Bianconer, me 18-vjeçarin që është në fund të kontratës me Paris Saint-Germain.

Pjesë e bisedave do të jetë edhe Kean, për të cilin do të diskutohet se a do të lihet në huazim, apo do të kthehet te Juventusi./albeu.com/
Shtuar më 25/01/2018, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori