Raiola: Tifozët e Milanit duhet t’i kërkojnë falje Donnarumma
Mino Raiola është një nga menaxherët e shkëlqyer të futbollit. Prej vitesh, ai ka bërë transferime mjaft të rëndësishme, duke i kryqëzuar rrugët edhe me Milanin.

Marrëveshja e fundit ka të bëjë me kthimin e madh të Zlatan Ibrahimoviç te kuqezinjtë, por marrëdhëniet midis klubit milanez dhe superagjentit nuk kanë qenë gjithmonë idilike.

Në veçanti, në verën e vitit 2017, ai e pa veten të kryqëzuar nga tifozët e shumtë të Milanit, kur dukej se Gianluigi Donnarumma ishte një hap larg një transferimi të bujshëm. Raiola, duke folur në një intervistë të gjatë për “Repubblica”, i kujtoi ato polemika dhe shpjegoi se cila është linja që ndjek me lojtarët e tij:

“Ata duhet t’i kërkojnë falje Donnarumma. Unë doja ta largoja, sepse nuk i besoja Milanit të kinezëve, pasi nuk i besoja as Interit të Thohir. Le të më thonë tani nëse nuk kisha të drejtë. Mund të jem joromantik dhe politikisht jokorrekt, por qëllimi im është të maksimizoj karrierën e lojtarëve që përfaqësoj. Unë gjithmonë pyes veten: Çfarë do të bëja, nëse ai do të ishte djali im? Paratë janë vetëm hapi i fundit”.
Shtuar më 02/01/2020, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori