Rajkard, largohet zyrtarishte nga Barcelona (VIDEO)
Albeu.com
Barcelona ka zyrtarizuar vendimin për largimin e Frenk Rajkard në fund të këtij sezoni dhe marrjen në vend të tij të Pep Guardiolës. Rajkard iu bashkua katalanasve në vitin 2003, duke ndërtuar një prej ekipeve më të forta të botës. Pas një mbledhje të bordit drejtues të klubit, presidenti Joan Laporta ka bërë publike në një konferencë shtypi ndryshimin në pankinën e skuadrës. Rajkard iu bashkua katalanasve në vitin 2003, duke ndërtuar një prej ekipeve më të forta të botës dhe që kulmoi me fitoren e Champions League në vitin 2006. Por, dështimet e njëpasnjëshme këtë sezon dhe humbja 4-1 ndaj Realit, e kanë cuar Barcelonën në një pikë kritike. “Cikli mbaroi, pasi rezultatet nuk ishin në anën tonë”, deklaroi presidenti Joan Laporta. “Situata është shumë zhgënjyese. Nuk mundëm të korrigjojmë gabimet tona, kështu që kemi vendosur që Frenk duhet të lirojë vendin”, u shpreh presidenti i klubit katalanas.









Pasuesi i Rajkard do të jetë ish-kapiteni i Barcelonës Pep Guardiola, 37 vjecari që drejton ekipin B në kategorinë e katërt. Guardiola veshi fanelën e këtij klubi që në vitin 1990, kur trajner ishte Johan Krujf. Ai luajti për 11 vjet me këtë klub, për t’iu bashkuar në vitin 2001 Breshias në Serinë A. Por, vetëm pak muaj nga ky transferim, Guardiola u gjet pozitiv me substancën nandrolon dhe vuajti 4 muaj dënim. Pasi luajti për disa vjet në Katar, ai la futbollin në vitin 2006 dhe që nga sezoni i shkuar drejton Barcelonën B në kategorinë e katërt. Detajet e kontratës së tij me Barcelonën do të bëhen publike në fund të këtij sezoni. (nga Altin Latifi, news24)
Shtuar më 10/05/2008, ora 15:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori