Rajoub falenderon Messi-n për anullimin e ndeshjes me Izraelin
Presidenti i Federatës së Futbollit në Palestinë, Jibril Rajoub ka përshëndetur anulimin e miqësores Argjentinë-Izrael duke e quajtur si një "karton të kuq" nga të gjithë për izraelitët.

Këtë fjalim ai e mbajti ditën e djeshme pranë tij ioshte një parullë e shkruar "Nga Palestina faleminderit Messi".

Rajoub më parë kishte kërkuar një anullim të kësaj ndeshje duke e quajtur si një pakt politik nga Izraeli për të luajtur në Jeruzalem.

Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Jorge Faurie, tha se "lojtarët e ekipit kombëtar nuk ishin të gatshëm të luanin ndeshjen", por ai nuk tha se cilat lojtarë ose pse kishin dyshime rreth ndeshjes.

Dhe është e paqartë nëse Lionel Messi kishte ndonjë rol në vendim sa për tu falenderuar nga Jibril Rajoub.

Nga ana tjetër izraelitët anullimin e takimit e kanë quajtur si një sulm terrorist që po i bëhet futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori