E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Rakitic e Barcelona drejt "divorcit", katër skuadra gati të përfitojnë
Që Ivan Rakitic nuk është në planet e Ernesto Valverde është parë tashmë. Kroati nuk preferohet të jetë në fushë nga tekniku spanjoll dhe për këtë, Rakitic po mendon largimin drejt një tjetër skuadre.

Merkato e janarit është shumë afër dhe 31 vjeçari kërkon që të jetë sa më larg Barcelonës. Konfirmimi vjen edhe nga mediat spanjolle, me "Marca" që zbulon edhe destinacionet e tij të mundshme.

Inter, Juventus, Milan dhe Manchester United shfaqen interes për të gjatë merkatos së verës, por asokohe, Rakitic vendosi për të qëndruar në "Camp Nou".

Tashmë situata ka ndryshuar dhe shtypi spanjoll shkruan se këto hipoteza do të jenë sërish aktive për të, teksa merkato e janarit do të jetë decizive për karrierën e tij.
Shtuar më 16/10/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori