Rakitic festë në Sevilla, tërbohen tifozët e Barcelonës
Eleminimi i Barcelonës nga Championsi ka irrituar jashtë mase tifozët katalanas. Po ai që nuk e vret mendjen për këtë eleminim të turpshëm është Ivan Rakitic.

Kroati është kontestuar nga tifozët. Shkak është bërë një festë në Sevilla ku mesfushori i është bashkuar një venti atje.

Por, ky veprim ka ardhur në një moment të papërshtatshëm dhe nuk është parë me sy të mirë nga drejtuesit e Barcelonës.

Jo vetëm prej veprimit të fundit që është marrë si mungesë serioziteti por edhe për shkak se performanca nuk ka qenë në nivelet e viteve të kaluara, ndërsa tashmë edhe afrimi i talentit Frenki De Jong ka vendosur pikëpyetje mbi të ardhmen e Rakitic.

Ndërkohë për Rakitic kanë shfaqur interes disa ekipe si Interi, Juventusi dhe Manchester United. /albeu.com/.

Shtuar më 09/05/2019, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori