Rakitic flet për çmimin që Barcelona pagoi për Coutinhon
Ivan Rakitic ka vetëm fjalë të mira për Coutinhon, që e sheh si një lojtar të madh dhe i justifikohen paratë e shpenzuara për brazilianin.

Kroati i ka uruar mirëseardhje Philippe Coutinhos te Barcelona.

Ai foli edhe për çmimin e transferimit nga Liverpooli, 160 milionë euro, duke thënë se është tregu që po vendos vet tani.

“Çdo lojtar i mirë është i mirëseardhur. Dua t’i përgëzoj presidentin dhe të gjithë që e kanë bërë të mundur që ai të jetë këtu”, u shpreh Rakitic.

“E mirëpresim më shumë dëshirë, ai është i familjes tani. Të gjithë e njohim dhe do të shijojmë lojën e tij”, shtoi ai.

“Për mendimin tim, çmimi ka shkuar paksa.... por është tregu që vendos vet tani, por gjithashtu erdhi në klubin më të madh në botë”, shtoi Rakitic, duke lënë të kuptohet se është normale që Liverpooli kërkoi aq shumë para.
Shtuar më 08/01/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori