Rakitic i "tërheq veshin" skuadrës së tij: Nuk duhet krijojmë komoditet, Barcelona mund të bëjë përmbysje
Ivan
Rakitic shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Sevillas ndaj Barcelonës në kuadër të Copa del Rey.
Barcelona nuk ishte aspak në nivel dhe kësisoj ka humbur me
rezultat 2-0 në Sanchez Ramon Pizjuan.
Megjithatë, Ivan
Rakitic beson se
Barcelona do të luftojë deri në fund dhe Sevilla nuk duhet të krijojë komoditet.
"
Barcelona janë një skuadër që kanë shumë talent dhe aftësi të të jashtëzakonshme. Nuk do të jetë aspak i lehtë kualifikimi për në finale", u shpreh kroati.
"Por, ne jemi duke luajtur shumë, shumë mirë së bashku dhe për këtë arsye kemi marrë këtë
rezultat. Gjëja më e rëndësishme është ta shijojmë këtë
rezultat dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit", përfundoi ai.
Pas tre jave, më 3 mars do të luhet edhe ndeshja e kthimit në Camp Nou, ku edhe do të mësohet finalisti i parë i Copa del Rey
Shtuar më 11/02/2021,
ora 13:28