Rakitic ia bën të qartë De Jongut: Nuk luan në vendin tim
Ivan Rakitiç premton se do të qëndrojë te Barcelona dhe i hap "luftë" mesfushorit holandez, De Jong. Në një intervistë për "Mundo Deportivo" kroati thotë se talenti i Ajaxsit nuk transferohet për t’i zënë vendin.

Rakitiç dëshiron një tjetër Champions me fanellën katalanase dhe mohon zërat për një transferim të mundshëm të tij tek Interi. Ai gjithashtu e ka të vështirë të gjejë arsyet e humbjes ndaj Liverpoolit.

Si vjen ekipi në finalen e Kupës së Mbretit?

Nuk do të jetë e lehtë. Luajmë ndaj një rivali të fortë dhe që po kalon formë pozitive. Ata janë shumë të organizuar, pavarësisht se mbetën jashtë finales së Ligës së Europës.

Është i zhgënjyer ekipi për humbjen me Liverpoolin?

Deri në një pikë. Ne sigurisht që jemi të parët të zhgënjyer, por është momenti për të parë nga e ardhmja. Kemi një trofe të rëndësishëm për të luajtur. Na duhet një ndeshje e mirë për të triumfuar.

Çfarë ndodhi në atë ndeshje në "Anfield"?

Sikur ta shpjegoja dot… Në futboll ndodhin gjëra që nuk mund t’i shpjegosh dot. Si shpjegohet që njeriu më i shpejt në botë bën 100 metra në 10 sekonda? Ne duhet të mësojmë nga këto gabime që kemi bërë. Është koha për të ndryshuar faqen.

Për të fituar Champions-in në të ardhmen, klubi e ka bërë blerjen e parë. Si ju duket De Jong?

vjen shumë mirë që kanë firmosur me të. Mbi të gjitha vjen një lojtar i ri që po luan mjaft mirë dhe klubi do të forcohet. Por secili në skuadër ka vendin e tij. Unë i uroj shumë fat dhe e respektoj 100%, por mendoj se nuk po vjen për të luajtur në vendin tim. Për më tepër, ai nuk është roli i tij i preferuar…

Shumë informacione ju lidhin me Interin në të ardhmen. Pse?

Nuk e di pse, nuk mund ta shpjegoj. Unë i respektoj shumë, sepse zikaltrit janë një skuadër e madhe dhe këtë vit luajtëm ndaj tyre. Kam lojtarë të kombëtares aty, por unë jam në skuadrën që dua dhe i lumtur këtu. Nuk mendoj për asgjë tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2019, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori