Rakitiç largohet nga Barcelona, kroati kryen vizitat mjekësore tek ekipi i ri
Sevilja është pranë transferimit të Ivan Rakitiç nga Barcelona. Trajneri Kuman po bën një revolucion në skuadër, dhe lojtarët e vjetër nuk bëjnë pjesë në planet e hollandezit.

Një ndër këto lojtarë është edhe mesfushori kroat. Sipas “Marca”, Rakitiç po kalon testet mjekësore dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet nga Sevilja.

Kroati do zëvendësojë Ever Bangën që u transferua në Arabinë Saudite. Kujtojmë që ky është një rikthim i Rakitiç te Sevija, pas 6 sezonesh te Barça.

32-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e klubi andaluzian për 3 sezone (2011-2014) ku edhe spikati si futbollist.
Shtuar më 31/08/2020, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori