Rakitic: Modric është lojtari më i mirë në botë
Pëlqej
Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, beson se lojtari më i mirë në botë është bashkëkombësi i tij në Real Madrid, Luka Modric, duke e lënë anash kështu bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi.

“Luka është tani lojtari kryesor i La Ligës, ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne, kroatët, jemi shumë krenar me të. Uroj që ai ta fitojë edhe Topin e Artë sepse e meriton atë”, tha fillimisht ai.

“Ata që janë xheloz për Lukan, le të vdesin nga xhelozia e tyre! Jam krenar me të dhe jam aq i lumtur sa do të isha nëse unë do t’i fitoja këto çmime”.

“Kemi qenë së bashku me Kombëtaren për 11 vite, kemi kaluar nëpër shumë gjëra së bashku, e dua atë si vëllain tim. Unë jam i lumtur që ai ka vendosur të qëndrojë me Kombëtaren. Nuk e di se si do të vendosja nëse ai do të ishte pensionuar”, përfundoi Rakitic. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori