Zhgënjehet Interi, Rakitic i thotë jo
Ivan Rakitiç nuk dëshiron Interin. Në javët e fundit është përfolur për largimin e kroatit nga Barcelona duke pasur parasysh ardhjen në verë të Frenkie de Jong nga Ajax,shkruan Albeu.com.

Por "Marca", raporton se situata nuk është aq e favorshme për klubin zikaltër. Sipas gazetës, kroati nuk ka ndërmend të shkojë në Milano, dhe se dëshira e tij është të vijojë me Barcelonën duke synuar trofe.

Për më tepër, ai ka besimin e plotë të teknikut Valverde dhe klubi është i gatshëm të rinovojë kontratën me një përmirësim të pagës.

Sidoqoftë, "Marca" shpjegon se nëse vjen një oferte tërheqëse nga disa ekipe në Europë që mund ta joshin lojtarin. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori