Rakitic sulmon ashpër Barcelonën dhe Valverden: Ma morën topin
Lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitic, këtë sezon ka humbur statusin e të qenit titullar në taktikat e trajnerit Ernesto Valverdes.

Futbollisti kroat në lidhje më këtë çështje ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle ku ka folur për situatën e tij te klubi katalan. Mesfushori 31-vjeçar thotë se ndihet i trishtuar, sepse i kanë “vjedhur” topin, në mënyrë figurative, për faktin që nuk po luan më.

“Si mund të jetë i kënaqur një futbollit? Sigurisht duke luajtur futboll. Është sikur t’i marrësh vajzës sime lodrën e saj të preferuar. Ajo do të mërzitet dhe do të jetë e trishtuar. Epo edhe unë ndihem njësoj, ata ma morën topin im. Ndihem i trishtuar”.

Rakitic pretendon më shumë respekt për gjithçka ka dhënë te Barcelona, që kur nënshkroi për katalanët në vitin 2014.

“Unë i kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit apo të klubit, por mendoj se kam dhënë shumë në këto pesë vjet. Kulmin e karrierës e kam këtu. Dua të jem në gjendje të shijoj futbollit, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Njeriu kënaqet vetëm duke luajtur. Unë jam 31 vjeç, nuk jam 38, dhe ndihem më në formë se kurrë.”
Shtuar më 12/11/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori