Rakitic vlerëson Ronaldon por jo aq sa Messin
Pëlqej
Mesfushori kroat i Barcelonës Ivan Raktic ka thurur elozhe për Cristiano Ronaldo fituesin e saposhpallur të Topit të Artë.

Rakitic në një intervistë e ka vlerësuar maksimalisht portugezin e Realit të Madridit por nga ana tjetër ish-lojtari i Sevillas nuk ka dyshime kur deklaron se shoku i tij i skuadrës te Barcelona Lionel Messi nuk krahasohet me asnjë futbollist tjetër.

“ Me të gjithë respektin që kam për Cristiano Ronaldon një nga më të mirët e historisë, megjithatë për mua është dhe do të jetë Messi futbollisti më i fortë i të gjitha kohërave.Komplimente CR7-ës për Topin e 5-të të Artë por Leo është unik. Nuk ka vend për diskutime, ka vetëm një numër 1 në futboll dhe ai është Lionel Messi”, theksoi Ivan Rakitic. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori