Rakitic zbarkon në Paris, shtohet zërat për një largim nga Barca
Ivan Rakitic, së bashku me familjen e tij kanë mbërritur në Paris gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa kaq ka mjaftuar që të hapen të tjera intriga merkatoje.

Kjo pasi drejtuesit e Barcelonës e kanë theksuar gjithmonë se do të mirëprisnin një ofertë për mesfushorin kroat, ndërsa nga ana tjetër, Paris Saint Germain po kërkon përforcime në këtë repart.

Për më tepër, PSG dhe Barcelona janë në negociata edhe për kthimin në Katalunjë të brazilianit Neymar dhe mediat spanjolle kanë hedhur idenë e përfshirjes së Rakitiç, si pjesë e këtij operacioni.
Shtuar më 03/07/2019, ora 08:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori