Rama elozhe për De Biasin: Shqipëria ka trajner më të mirë se Italia
I pranishëm në ambasadën italiane për ceremoninë e trajnerit të Kombëtares ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i ekzekutivit vlerësoi dhe falenderoi trajnerin De Biazi për vlerat që ka treguar, pasi është edhe një shtetas shqiptar.

Ndërkohë, Rama theksoi faktin se të paktën një herë, Shqipëria ka trajner më të mirë se Italia.

“Unë thjesht mund të them faleminderit, sepse De Biazi është dhe një shtetas shqiptar përveç se një shtetas italian dhe ky është një nder i madh për ne. Në momentin që Konte u largua nga stoli i Italisë, pata frikë se De Biazi do të ulej në stolin e të kaltërve, por për fat Italia bëri tjetër zgjedhje dhe të paktën për një herë mund të themi se kemi në stol një trajner më të mirë se ai i Italisë”.
Shtuar më 08/02/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori