Rama i kërkon "llogari" De Biasit: Më ka harruar, Kosova? ...
Një ndër lojtarët që ka qenë në grupin kuqezi vitet e fundit, Valdet Rama, ka mbetur jashtë listave të De Biazit prej kohësh, kryesisht për shkak të dëmtimeve të shumta.

Megjithatë, mesfushori i Mynih 1860 nuk e fsheh zhgënjimin e tij, duke folur për Panorama Sport, pasi kohët e fundit është kthyer në formë në Bundesligën 2.

“Mbeta i dëshpëruar që nuk u grumbullova, kam dhënë gjithnjë maksimumin për Kombëtaren. Besoj se trajneri e di sa vlej dhe e prisja një shans, por kohët e fundit De Biazi e ka humbur besimin kundrejt meje.

Jam një prej lojtarëve që nuk janë përkrahur këtë sezon, por e respektoj vendimin dhe i uroj më të mirat skuadrës. Kosova, një mundësi? Për momentin nuk kam koment për këtë pyetje, por Kosovën e kam në zemër”.
Shtuar më 01/06/2016, ora 13:10
Tnt
e Enjte 2 Qershor 2016, Ora 04:38
Lej net lujn me lalen qkalen kilon edhe lojen e dyt kthehen te shpija qantat e permas te vogel me trup rashicen jo ramen jo e plot tjer jo e lej net lujn xhoshi milko karo
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori