Rama jep sihariqin: Shtëpia e Re e Kuqezinjve drejt përfundimit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Stadiumi "Elbasan Arena" pritet të përfundojë nga puna për rikonstruksionin e tij. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

"Shtëpia e Re e Kuqezinjve drejt përfundimit", shkruan Rama, duke postuar kështu dhe një foto ku duket pamja e re e stadiumit.

Stadiumi i Elbasanit, do të jetë stadiumi i ri kombëtar, ku përfaqësuesja Shqiptare do të zhvillojë ndeshjet eliminatore "Euro 2016", ky do të jetë një ndër stadiumet më modern në rajon.

Më 11 tetor pritet që në "Elbasan Arena" të luhet ndeshja Shqipëri-Danimarkë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori