Ramadan vesh për herë të parë bluzën kuqezi dhe ka dy fjalë për Panuçin
Ylber Ramadani vesh për herë të parë bluzën kuqezi.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, 21-vjeçari nga Ferizaj, ka falënderuar trajnerin për besimin e treguar dhe dëshiron t’ia shpërblejë duke dhënë maksimumin në fushën e lojës.

“Çdo lojtar këtu ka dëshirë të luajë nga minuta e parë, pastaj e vendos trajneri. Jemi një grup shumë i mirë, shumë i harmonizuar. Kush luan nga minuta e parë nuk është problem. E falënderoj trajnerin që ka shprehur besim të madh tek unë dhe unë dua t’ia shpërbej besimin e dhënë. Nëse futem në fushë do bëj maksimumin për çdo minuta, pastaj vendos trajneri. E kam ëndërruar që fëmijë të luaj me Kombëtaren”, tha fillimisht ai.

Ramadani foli edhe për trajnerin Sormani, i cili e afroi te skuadra daneze e Veljes ku ai po luan aktualisht.

“Më ka ndihmuar shumë aventura në Danimarkë, trajneri Sormani punon shumë me mua dhe më ka ndihmuar, ndaj edhe e falënderoj. Pak a shumë janë të ngjashëm, Sormani me Panuçin”.
Shtuar më 22/03/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori