Rami bën me "zemër" tifozët madrilen: Mbappe te Reali? Është e kryer!
Nëse një javë më parë ishte Unai Emery ai që pretendoi se Mbappé kishte menduar të transferohej te Real Madridi gjatë kohës së tij si trajner i PSG-së, tani është Adil Rami i cili nuk ka asnjë dyshim për kalimin e talentit francez në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi 34-vjeçar francez, aktualisht pjesë e Boavistës në Portugali, i intervistuar nga “RMC Sport” ishte i prerë kur u pyet për Kylian Mbappénë.

"Mbappé te Real Madridi? Mendoj se është e kryer, sepse negociatat për rinovimin e tij nuk po përparojnë. Kam përshtypjen se ai shqetësohet kur flitet për zgjatjen e kontratës së tij. Dhe kur diçka e shqetëson ai nuk dëshiron të dijë asgjë më shumë".

E ardhmja e Kylian Mbappésë është një nga të panjohurat e mëdha të PSG-së. Leonardo ka bërë të pamundurën që lojtari që është në qendër të projektit (së bashku me Neymar) të rinovojë kontratën, madje duke i ofruar atij pagën e Neymarit në Paris. Sidoqoftë, sulmuesi ende nuk ka folur rreth ofertës së drejtorit sportiv dhe sezonin e ardhshëm ai mund të largohet nga kryeqyteti francez për të ndërmarrë një hap cilësor në karrierën e tij.
Shtuar më 27/10/2020, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori