Ramirez shpegon spekullimet e janarit për transferimin tek Inter
Pëlqej
Jiangsu Suning dhe Inter janë dy klube nën të njëjtën pronësi. Ata janë të Suning Group dhe ishte folur shumë që braziliani i Jiangsu do t’i bashkohej skuadrës të Luciano Spallettit në janar.

Bëhet fjalë për Ramirezin, i cili u spekullua me javë të tëra po në fund gjithçka dështoi. Arsyen e shpjegon vetë braziliani.

“Ishte folur shumë për atë”, ka thënë Ramires për Lance.

“Në të vërtetë asnjë ofertë nuk erdhi te unë, apo te drejtorët nga Interi”.

“Jam 31 vjeçar dhe kam ende kohë të luaj në futboll, dua të rikthehem në Evropë dhe është diçka që do ta marrë parasysh kur të vijë kohë”.

“Tani jam i fokusuar vetëm të Jiangsu, dua të respektoj klubin dhe të veshi ngjyrat e skuadrës që më ka nën kontratë”.

“Kjo është e tashmja ime dhe ajo që unë po mendoj aktualisht”, ka shtuar Ramires./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori