Sergio
Ramos kërkon që skuadra e Real Madrid të vazhdojë të përmirësohet për të fituar të tjerë trofe. Mbrojtësi tha se është normale që Los Blancos konsiderohen favoritë, por duhet të punojnë shumë dhe të tregojnë respekt ndaj çdo rivali në kampionat.
“Nuk do të thotë asgjë fakti që
konsiderohemi favoritë. Në
futboll nuk mund të
jetosh me të shkuarën, por duhet të provosh veten çdo ditë. E vërtetë që sezonin e kaluar ishim të pathyeshëm dhe fituam titullin me meritë, ndërsa tani është koha që ta mbrojmë atë”, deklaroi
Ramos. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012,
ora 09:44