E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Ramos dhe Isco "qajnë" Ozil-in
Sergio Ramos shfaq trishtimin e tij për largimin nga Real Madrid të fantazistit turko-gjerman Mesut Ozil. Qendërmbrojtësi i cili mban shiritin e kapitenit tek "Los Blancos" në mungesë të Iker Casillas thekson se ndjen mungesën e 24 vjeçarit, i cili nënshkroi për Arsenalin.

"Ozil ishte një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një mik i mirë. Ai është një lojtar shumë ndryshe nga të tjerët. Nëse ai vendosi të largohej kishte arsyet e tij. Me të në krah kam përjetuar emocione të veçanta në skuadër. Është një futbollist unik, me personalitet dhe i lirë të zgjedhë. I uroj si Ozil ashtu edhe klubit më të mirën", është shprehur mbrojtësi spanjoll i Real Madrid

Përveç Sergio Ramos i impenjuar me kombëtaren spanjolle për sfidën ndaj Finlandës, e vlefshme për Eleminatoret e Botërorit "Brazil 2014", është edhe Isco ai që mbeti i surprizuar nga vendimi i Ozil për tu larguar.

21 vjeçari i grumbulluar për herë të dytë me kombëtaren e Spanjës, u befasua pasi një javë përpara largimit Ozil kishte konfirmuar qëndrimin në Madrid. Isco beson se turko-gjermani do ti mungojë skuadrës, pasi është një futbollist që mund të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori