Ramos dhe Ronaldo vetëm shokë skuadre
Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo janë vetëm shokë skuadre dhe asgjë më tepër. Portali "Vanitatis" shkruan se fundjavën e shkuar dy futbollistët e Real Madrid e kanë kaluar natën në një prej diskotekave të kreqytetit spanjoll por të ndarë nga njëri-tjetri.

Që të dy kanë qënë të shoqëruar nga disa miq, janë përshëndetur në hyrje dhe më pas secili është ulur në tavolinën e tij.

A vërteton kjo akuzat e disa ditëve më parë të Sara Carboneros se në dhomat e zhveshjes së Real Madrid ka probleme?.../albeu.com/
Shtuar më 15/02/2013, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori