Ramos do të përdoret nga Reali për të arritur tek ylli që luan në Premier League
Pëlqej
Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit dhe kombëtares spanjolle mund ta sjell yllin e Premier League-s në Santiago Bernabeu.

Është pikërisht portieri i Manchester United, David De Gea, ai që ka kërkuar kapitenit të Real Madridit ta mundësoi kalimin e tij te gjiganti i La Ligës, përcjell Albeu.com

Diario Gol raporton se De Gea ka pasur mundësinë të flasë me kapitenin e Realit dhe Spanjës gjatë grumbullimit me Kombëtaren për kualifikimet e Botërorit.

Ai i ka kërkuar Ramosit t’i afrohet trajnerit Zinedine Zidane dhe presidentit Florentino Perez për t’ia mundësuar transferimin te Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori