Ramos: Dominuam ndeshjen dhe mund të kishim shënuar më shumë gola
Sergio Ramos është i lumtur që tifozët e Real Madridit tani mund të shkojnë të lumtur në shtëpi pas “paraqitjes së mrekullueshme” dhe fitores së vështirë kundër Sevillas 2-0.

“Ne kemi nevojë që ta rizbulojmë formën tonë më të mirë. Mund ta shikoni sot ku ne patëm një paraqitje fantastike”, tha kapiteni i Realit pas ndeshjes.

“Ne dominuam gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuam dy gola, por goli i dytë erdhi vonë. Ne mund të kishim shënuar edhe më shumë, nëse do të ishim pak më të mirë para portës”.

“Por, ne kishim nevojë të fitonim dhe fituam me stil. Ishte një fitore e mirë për tifozët tonë. Ne gjithmonë ndjejmë se jemi të lidhur me tifozët në tribuna”.

“I thërras gjithmonë tifozët sepse ne jemi më të fortë kur jemi të bashkuar. Kurse sot besoj që ata kanë shkuar të lumtur në shtëpitë e tyre”, përfundoi Ramos. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori