Ramos fton Cristianon për darkë, i tregoi mbështetjen e plotë të klubit
Forma e dobët e ekipit Madrilen këtë sezon dhe në veçanti ajo e Cristiano Ronaldos, kanë qenë një pikë kryesore e diskutimit për figurat më të rëndësishme të klubit.

Me performancat e Realit gjatë dimrit, që sollën alarm të madh nga tifozët tek presidenti, u ndje e nevojshme që të bashkohen disa nga figurat më të rëndësishme të ekipit.

Rezultati ishte një marrëveshje mes Florentino Perez dhe Sergio Ramos për mbrojtësin të udhëheqë një mbledhje mes lojtarëve pasi ata nuk po kuptohen pak në fushë ose fare, përcjell Albeu.com.

Ajo çfarë bëri Ramos ishte mbledhja e tij me Ronaldon, Luka Modric, dhe Marcelon për një darkë në të cilën kapiteni tregoi respektin dhe mirënjohjen e klubit ndaj Cristiano Ronaldos në veçanti.

Në kërkim të një rikthimi në normalitet, shumë në Madrid e konsiderojnë këtë takim si një takim terapeutik, i cili menjëherë ka dhënë frytet e saj. Rasti i parë i rikthimit të ekipit ishte ndeshja e fundit ndaj Deportivos, në të cilën ekipi riktheu golat dhe në veçanti u rikthye Marcelo i vjetër./albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori