Ramos godet Mandzukiç, por i shpëton të kuqit (VIDEO)
Pëlqej
Ka shumë tension sa herë që luhen ndeshje derbi, dhe mbi të gjitha kur përballen dy ekipe si Real dhe Atletico Madrid. Dhe përherë në qëndër të vëmëndjes është mbrojtësi "Los Blancos" Sergio Ramos. Nëse një sezon ishte Diego Costa kundërshtari me të cilin përplasej kësaj rradhe ishte Mario Mandzukiç.

Kroati dhe spanjoll patën një dyluftim ajror në pjesën e dytë dhe gjatë rënies në tokë ish sulmuesi i Bayern Munchen ra mbi Ramos-in, i cili reagoi ashpër duke e goditur Mandzukiç në fytyrë.

Arbitri nuk e ndëshkoi ndërsa Ramos pretendoi se gjithçka ishte aksidentale dhe e paqëllimshme. /albeu.com/


Shtuar më 20/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori