Ramos "heroi" i Realit, madrilenët mposhtin në transfertë Bilbaon (VIDEO)
Real Madrid ka shënuar një tjetër fitore minimale, duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultatin 0:1.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 73’, kur Sergio Ramos konvertoi në gol penalltinë e akorduar në favor të ‘Los Blancos’.

Me këtë gol, skuadra e Zinedine Zidane arkëton tri pikë mjaft të rëndësishme, duke u shkëputur tashmë në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë sesa Barcelona, kjo e fundit që sonte luan me Villarreal dhe mund të kthehet përsëri në katër pikë.

Real Madrid pra ka tashmë 77 pikë, kurse Athletic Bilbao mbetet në kuotën e 48 pikëve, për pozitën e tetë në tabelë.
Shtuar më 05/07/2020, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori