Ramos i kërkon Perezit ta lejojë atë të shkojë në Kinë
Kapiteni Sergio Ramos i ka kërkuar Real Madridit ta lejojë atë të shkojë në Kinë si lojtar i lirë, raportojnë media të ndryshme spanjolle.

Sipas kanalit televiziv "La Sexta", qendërmbrojtësi 33-vjeçar e ka informuar klubin se ka marrë një ofertë shumë atraktive në aspektin ekonomik nga një klub i Superligës kineze.

Raportohet se Ramosi kishte mbajtur takim me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, bashkë me vëllain e vet Rene dhe përfaqësuesin Julio Senn.

Mediat lokale shkruajnë se marrëdhëniet mes Ramosit dhe Perezit janë tensionuar pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve në muajin mars.

Ramos i ka shënuar 84 gola në 606 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat. Ai i kaluar plot 14 vjet në klub që prej transferimit nga Sevilla.

Kapiteni i Spanjës i ka fituar 20 trofe me Real Madridin, përfshirë tre në La Liga dhe katër në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori