Ramos i mahnitur: Goli i Ronaldos na emocionoi dhe ne
Sergio Ramos e pa se kryeveprën që bëri Ronaldo dhe ka pranaur se ai është në formë të frikshme dhe meritoi duartrokitjet që i mori në stadiumin e Juventusit.

“Ai është në formë të frikshme. Është në dorën tonë që të përfitojmë prej tij dhe shpresojmë se ai do të vazhdojë kështu. Goli i tij ishte fantastik, por ne vlerësojmë punën kolektive”.

“Ishte një gol fantastik. Ishte emocionuese të shoh atë goditje gërshërë ndërsa ai mori çmimin e mirënjohjes nga tifozët të cilët e kanë parë duke performuar në këto nivele për vite të tëra”.

“Ishte paraqitje e kompletuar. Ishte hap i rëndësishëm”.

“Por, llogaria nuk është mbyllur ende. Ne ishim në gjendje të shënojmë tri, por duhet që t’i vrasim gjasat në ndeshjen kthyese”, potencoi Ramos. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori