Ramos i shpëtoi operimit, por jo mungesës me ekipin
Sergio Ramos pësoi një dëmtim në derbin ndaj Atletico Madridit. Kapiteni theu hundën, kjo pasi u godit ashpër nga lojtari kundërshtar, Lucas Hernandez.

Kapiteni i Los Blancos shpëtoi nga një operim dhe do mbajë vetëm maskë. Ramos do të mungojë në ndeshjen kundër Apoelit në Ligën e Kampionëve, Malagas në La Liga dhe Fuenlabradas në Kupën e Mbretit.

31-vjeçari do të rikthehet ndaj Athletico Bilbaos më 2 dhjetor 2017./albeu.com/
Shtuar më 21/11/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori