Ramos injoron Ronaldon, nuk e fton në dasëm (FOTO LAJM)

Sergio Ramos do të martohet gjatë verës dhe jashtë listës së dasmës ka lënë jashtë ish-shokun e tij, Cristiano Ronaldo.

Sipas Marca, kapiteni i Los Blancos nuk e ka ftuar në dasmë sulmuesin e Juventusit, me të cilin për 10 vite ishin së bashku te Reali.

Një incident mes dyve është rapotuar të ketë ndodhur pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Në ceremoninë e martesës së mbrojtësit spanjoll dhe prezantueses Pilar Rubio në mesin e 500 të ftuarve janë edhe David Beckham, Gerard Pique dhe Iker Casillas.
Shtuar më 13/06/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori