Ramos kërkon të marrë numrin 93, por në Spanjë nuk lejohet
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në një lidhje live “Facebook”, duke zbuluar edhe një detaj shumë interesant.

Ramos luajti ndeshjen e 500-t me Madridin, dhe kjo ishte arsyeja e bisedës me tifozët, të cilët ia dhanë një ide për mbajtur numrin e fanellës 93, pasi ai ka shënuar shpesh herë në këtë minutë gola vendimtar.

“Numri katër sjellë fat të mirë, por nuk mendoj nuk mund ta marr numrin 93”, ka thënë Ramos.

Kapiteni i Realit ndoshta do të donte ta bënte diçka të tillë, por në Spanjë këtë gjë nuk e lejon rregulli i Federatës Spanjolle. Numri më i madh mund të jetë 25, duke bërë që ky kampionat të ketë rregulla të qarta. Numri 25 kryesisht mbahet nga portierët./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori