Ramos mendon largimin, Ronaldo e thërret te Juventus
Pas eleminimit të Realit nga Ajax-it, në Ligën e Kampionëve, duke humbur thellë 1-4, në dhomat e zhveshjeve kishte një debat të fortë mes Sergio Ramosit dhe Florentino Perezit.

Këto thashetheme u hodhën poshtë nga të gjitha palët dhe çdo gjë vazhdojë në mënyrë të qetë.

Por, ditën e sotme, "AS", bën me dije se Ramos, mendon që të vazhdojë karrierën e tij në një ekip tjetër. Manchester United dhe PSG kanë bërë lëvizjet e para dhe tashmë i ka ndjekur edhe Juventusi.

Kjo media bën me dije se Ronaldo e do në skuadër Ramosin dhe qëndërmbrojtësi spanjoll e sheh si një mundësi të mirë për të ardhmen.

Pengesa më e madhe për "Zonjën", janë 800 milionë euro, pra vlera e kartonit të Ramosit, sipas klauzolës, që i ka vënë klubi madrilen.

Mbetet të shihet me kalimin e kohës nëse ka diçka reale në këtë lajm, apo janë zëra të merkatos.
Shtuar më 24/05/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori