Ramos ndaj Dortmundit e hoqi masën, arsyen e tregon vet kapiteni
Pëlqej
Sergio Ramos mbrëmë në ndeshjen ndaj Dortmundit nuk ka përdorur maskën e tij mbrojtëse që e kishte në ndeshjen e së shtunës në La Liga ndaj Athletic Bilbaos.

Kapiteni pas fitores së mbrëmshme tregoi arsyen pse nuk vendosi ta mbajë atë në fytyrë në ndeshjen ndaj Gjermanëve, për dallim nga ndeshja e fundit në kampionat që duket se ajo i ka penguar ku në një rivënie këndore vendosi ta hiqte atë që të godas topin më mirë, përcjell Albeu.com.

Kështu mund të luaj më rehat, por me disa rreziqe të mëdha.” janë fjalët e Kapitenit Madrilen në lidhje me këtë.

Gjithashtu ai analizoi edhe fitoren e ekipit: ”Ishte një ndeshje mjaftë intensive, në gjysmë orën e parë luajtëm me një intensitet shumë të madh, i shfrytëzuam rastet që krijuam dhe pastaj në fund duke këmbëngulur morëm një fitore që të përfundojmë mirë fazën e grupeve.”

”Për ta fituar Champions League ne duhet të fitojmë ndaj më të mirëve dhe kështu jemi duke pritur të shohim se kush do të jetë kundërshtari ynë në raundin tjetër.”

”Dëmtimi i Varane është lajmi më i keq i lojës që zhvilluam, kemi një tjetër dëmtim më shumë dhe sezoni është shumë i gjatë. Eshtë më mirë kur ke në dispozicion të gjithë lojtarët.” pwrfundoi kapiteni madrilen. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori