Ramos "ngre në qiell" Ronaldon
Mbrojtësi i Real Madrid, spanjolli Sergio Ramos, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është “lojtari më i mirë në botë”, pas tripletës të shënuar në derbin e mbrëmshëm ndaj Atletico Madrid.

"Skuadra është e fuqishme, e kënaqur dhe plot energji... do të ishte turp të lejojmë titullin të na ikë nga duart pas mundit të madh dhe sakrificave që kemi bërë gjithë sezonin", u shpreh Ramos.

"Ne nuk mendojmë se Barcelona do të humbasë më shumë pikë, por ne varemi nga loja jonë dhe mbulesa prej katër pikësh na lejon ne të vazhdojmë ta ruajmë punën e mirë", vijoi spanjolli.

"Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. Ne jemi me fat që stërvitemi me të çdo ditë dhe që e kemi atë në mesin tonë", përfundoi Sergio Ramos. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori