Ramos: Nuk e ndjej Atletico Madridin si armike
Real Madrid dhe Atletico Madrid janë gati për betejën e radhës. Sot është në mes trofeu i Superkupës së Spanjës dhe finalja që zhvillohet në Arabinë Saudite nis në orën 19:00. Sergio Ramos ka luajtur në shumë sfida të tilla, por ekipin “colchoneros” nuk e sheh si armik.

Në konferencën për shtyp, kapiteni i “Los Blancos” analizon sfidën dhe tregon se vetmja mënyrë për t’u përballur me ekipin e Simeones është ta “kopjosh”: të japësh maksimumin dhe të luash fort deri në fund.

“Nuk e ndjej Atletico Madrid si armike, kjo është një fjalë e keqe. Mund të kesh një armik nëse të ka bërë diçka personale, por po flasim për futboll. Atletico është një rival direkt dhe kjo ndikon që të kemi një dëshirë më të madhe për të fituar.

Po flasim për një ekip të pakëndshëm për t’u përballur, kanë një trajner të madh dhe luftojnë të gjithë bashkë deri në fund. Duhet të luajmë në maksimumin tonë dhe fort, vetëm kështu ia dalim“, përfundon Sergio Ramos.
Shtuar më 12/01/2020, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori