Ramos: Nuk jam kundër Antonio Contes
Pëlqej
Sergio Ramos këmbëngul se kurrë nuk ka qenë kundër angazhimit të Antonio Contes.

Mediat e huaja gjatë javëve të fundit kanë raportuar se italiani mund të jetë trajner i ri i Real Madridit.

Gjithashtu thuhet se një pjesë e lojtarëve duke përfshirë kapitenin Ramos është kundër ardhjes së trajnerit në krye të shtabit teknik të madrilenëve.

Megjithatë, mbrojtësi spanjoll ka përgënjeshtruar shkrimet duke thënë se nuk është e vërtetë.

"Nuk flisja aspak rreth tij, unë fola në përgjithësi. Sapo thashë se një trajner duhet të fitojë respekt. Meqë Cristiano Ronaldo u largua, ai është në qendër të vëmendjes", tha ai.
Shtuar më 08/11/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori