Ramos? Perfekt kur rri në stol
Jose Mourinho tregon se kur e ul në stol Sergio Ramos, "më pas ka në fushë një lojtar që i jep ekipit siguri në mbrojtje, lojtari shndërrohet në lider, zotëron mirë topin dhe është tepër i fortë. Pra, mbrojtësi jep më të mirën në fushë, por kjo ndodh vetëm atëherë kur ai bën pushi"”, tha numri një i stolit të madrilenëve.

Më pas, portugezi flet për marrëdhëniet e tij me presidentin Florentino Perez. "Unë kam një marrëdhënie fantastike me të, dhe nuk ka si të shkojë më mirë", tha ai. Numri një i klubit deklaroi se trajneri portugez e ka kuptuar me vonesë se çfarë do të thotë të jesh te Real Madrid, por "Special One" preferoi të mos komentonte për këtë.

"Një trajner nuk duhet që të gjykojë komentet që një president bën. Unë mund të them që marrëdhëniet e mia me të janë shumë të mira dhe madje nuk mund të bëhen më të mira se kaq", përfundoi Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori