Ramos pranon dështimin: Faji është i joni, e nënvlerësuam rivalin
Sergio Ramos ka folur për media pas humbjes së mbrëmshme ndaj Leganes në Bernabeu dhe eliminimit nga Copa del Rey.

”Ne jemi të parët që jemi të pakënaqur me rezultatin. Eshtë një dështim që e vendos jashtë njërën nga objektivat tonë. Kjo është një periudhë e vështirë dhe ne duhet të rrimë së bashku kështu që nuk hedhim poshtë pjesën tjetër të sezonit.”

”Duhet të punojmë shumë dhe të fokusohemi në objektivin tonë të fundit: Champions League. E përgëzojmë palën fituese, por me gjithë respektin e botës, ndeshja e mbrëmshme është një dështim i joni ndaj nja ekipi që konsiderohet inferior.”

”Duke përjetuar një ecuri të rëndësishme me të gjitha titujt, kur këto rezultate ndodhin, është edhe më e vështirë të rikthehesh. Të gjithë jemi përgjegjës, jo vetëm trajneri. Duhet të mësojmë nga kohërat e vështira për t’u përpjekur dhe rikthyer situatën sa më shpejt që është e mundur. Ne të gjithë pranojmë një shkallë përgjegjësie dhe e kuptojmë se tifozët janë të frustruar në kohëra si kjo. Futbolli është rreth moralit dhe e di se si po ndjehen ata.”

Auto-kritikat:

”Nuk më mungon uria fare. Unë ngrihem me dëshirën e njejtë për të fituar tituj dhe të marrë botën. Unë e fillojë përsëri cdo vit. Eshtë e lehtë të flasësh kur rezultatet nuk janë në rrugën tuaj. Ne nuk i drejtojmë gishtin askujt dhe do të analizojmë gabimet tona. Duhet të luajmë mirë në Champions League.”

Gjendja në kamp:

”Ekipi punon dhe stërvitet mirë. Nuk mendojë që është një problem fizik. Mentaliteti është me shumë energji, dhe në terme të përgjithshme unë do të thoja që qasja mentalitetit është më shumë e rëndësishme. Zizou gjithmonë ka pasur besimin tonë, në kohëra të mira dhe tani.”/albeu.com/
Shtuar më 25/01/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori