Ramos pranon se u ndëshkua qëllimisht me karton të verdhë, UEFA mund ta pezullojë
Pëlqej
UEFA mund të marrë një vendim drastik ndaj kapitenit të Realit Sergio Ramos.

Spanjolli ka pranuar publikisht se në ndeshjen kundër Ajaxit ka ndërhyrë qëllimisht për tu ndëshkuar me karton të verdhë.

Kështu ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme por do ta lejojë atë të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

"Unë do të gënjeja nëse them se nuk e kam bërë me qëllim. Unë nuk do ta nënvlerësoja Ajaxin, por është fakt që kam nevojë për një pushim. Unë do ta shikojë duelin në shkallët e stadiumit", ka thënë spanjolli.

Nëse Ramos ishte i vetëdijshëm se kjo deklaratë mund t’i kushtojë atij teksa UEFA është në lëvizje. /albeu.com/



Shtuar më 14/02/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori