Ramos shpjegon mënyrën e festimit pas golit ndaj Valladolid
Nuk ishte fitore aq e lehtë siç sugjeron rezultati përfundimtar 2-0, por Real Madridi e rigjeti rrugën e fitores sot duke mposhtur Real Valladolidin dhe Sergio Ramos pasi shënoi golin e dytë, reagoi ndaj kritikave që skuadra e tij mori pikërisht nga tifozët e vet.

“Kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju, atëherë duhet të ruhet qetësia dhe të insistohet në flijim. Ekipi besoi deri në fund. Ne u përballem me një skuadër që luan futboll të mirë”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Ne i kuptojmë ndjenjat e tifozëve tanë, fishkëllimat dhe çdo gjë, por duhet ta ndryshojmë këtë. Festimi ishte gjest i krenarisë dhe dinjitetit”, shpjegoi ai.

“Brenda meje ekziston krenari dhe pikërisht kjo më ka ndihmuar t’i thyejë të gjitha rekordet që i kam thyer. Po ashtu, këtë ia kam dedikuar edhe vëllait tim që është i sëmurë”, shtoi ai.

Shtuar më 03/11/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori