Ramos "thumbon" keq Cristiano Ronaldon
Sergio Ramos së fundmi ka thumbuar ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldon duke thënë se Real Madrid është më i madh se çdo lojtarë tjetër.

“Është padyshim negative kur humbet një lojtar si Cristiano Ronaldo, por ne mund të vazhdojmë të fitojmë dhe në historinë e Real Madridit shumë prej tyre kanë ardhur dhe shkuar, por Real Madridi vazhdon të fitojë.

“Askush nuk është mbi Real Madrid, çfarëdo që të ndodhë Real Madrid do të vazhdojë të jetojë dhe kjo ishte zgjedhja e tij për t’u larguar.

“Vendimet nuk janë të miat, por dyert gjithmonë janë të hapura për ata që duan të jenë pjesë e Real Madridit.

“Humbja e Ronaldos ishte e vështirë, por asnjë lojtar nuk është mbi Real Madridin dhe ne ende kemi urinë për të përmirësuar dhe për të fituar më shumë tituj."

“Mendësia që kemi është më e rëndësishme se çdo individ në ekip” ka deklaruar Ramos.

Këto deklarata të spanjollit erdhën pas fjalëve të Ronaldos që e konsideronte Juventusin si një familje që kishte ëndërruar gjithmonë. /albeu.com/


Shtuar më 16/08/2018, ora 16:57
Alban
e Enjte 16 Gusht 2018, Ora 19:16
Largimit nga Reali i detyron padrejtësia.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori