Ramsey "thumbon" Sarrin: Ju tregoj diferencën e madhe mes dy trajnerëve
I hedhur nga Pirlo përsëri mes protagonistëve të Juventusit, Aaron Ramsey – në kërkim të revanshit pas një viti të vështirë – ka filluar sezonin sportiv në një mënyrë bindëse. Mesfushori uellsian foli për mikrofonat e Sky Sport për momentin bardhezi pas debutimit fitues ndaj Sampdoria.

Së pari, numri 8 siguroi që buzëqeshja u kthye në Continassa: “Ne kemi një trajner të ri, një staf të ri, ide të reja dhe ne lojtarët jemi shumë të lumtur me këtë. Mendoj se ndryshimi është se ka shumë kënaqësi: seancat stërvitore janë të vështira por ato japin kënaqësi të madhe dhe për këtë arsye filluam me këmbën e mbarë. Tani do të duhet të vazhdojmë të ndërtojmë ekipin”.

Për idetë e reja në fushë: “Juventusi ka qenë gjithmonë plot me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe kjo skuadër ka shumë. Të gjithë kanë një rol dhe një shans për të luajtur dhe unë jam i sigurt që të gjithë do ta ndihmojnë ekipin për të arritur qëllimet. Jam shumë i lumtur me mundësinë. Ideja është të jemi në gjendje të luajmë së bashku me ata që kanë shumë cilësi në sulm dhe mendoj se është e mundur të luajmë të gjithë së bashku në disa ndeshje “.

Një vështrim edhe te kandidatët e mundshëm për titullin: “Interi ka një ekip të shkëlqyer dhe ata kanë shumë lojtarë të rinj, por Napoli dhe Milani janë gjithashtu të fortë, ata përfunduan mirë sezonin e kaluar dhe e filluan mirë këtë Seria A. Ky vit do të jetë shumë i vështirë, do të përjetojmë një sfidë të madhe”.
Shtuar më 24/09/2020, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori