Ramsey kryen sot në fshehtësi testet mjekësore me Juventusin
Aaron Ramsey do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore me Juventusin sot në Londër.

Kontrata e Uellsian me "Topçinjtë" do të skadojë në qershor të këtij viti, prandaj mesfushori është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, përfaqësuesit e Juves janë në Londër dhe sot do t’ia kompletojnë testet mjekësore në fshehtësi Ramseyt.

Ky do të jetë vetëm hapi i parë i testeve të shumta, të cilat do të kompletohen më vonë në Torino. Procedura të ngjashme ishin ndjekur edhe gjatë transferimit të Sami Khediras dhe Emre Canit, si lojtarë të lirë.



Shtuar më 13/01/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori