Ramsey spektakolar me dopietë, kualifikon në "Euro 2020" Wales (VIDEO)





Grupi i vetëm që kishte llogari për të mbyllur në ndeshjet e mbrëmjes së sotme ishte ai E.

Kroacia është kualifikuar si e para me 17 pikë, ndërsa Uellsi dhe Hungaria diskutuan në një ndeshje direkte se kush kalon për më tej.

Uellsi ia doli, pasi mposhti Hungarinë me rezultatin 2-0. Fitorja ishte alternativa e vetme për të besuarit e Rayn Giggs dhe ata nuk zhgënjyen. Aron Ramsey ishte heroi i ishullorëve.

Lojtari i Juventusit shënoi golin e parë në minutën e 15' pas një asisti të kapitenit Bale.

Ndeshja ishte e fortë dhe dyluftuar, por vendasit u qetësuan me fillimin e pjesës së dytë. Ramsey shënoi sërish për 2-0, në minutën e 47'. Ai vulosi fitoren dhe Uellsi ja doli të kualifikohej për më tej.

Vendi i tretë shkoi për Sllovakinë që mposhti Azerbajxhanin me rezultatin 2-0. Hamsik ishte heroi i vendasve me një asist për Bozenik dhe një asist personal. Azerët e mbyllën të fundit në grup me vetëm 1 pikë. Hungaria e mbylli në vendin e katërt pas humbjes me Uellsin.
Shtuar më 19/11/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori