Ramsey te Juventusi, ja sa do të jetë rroga e uellsianit te Zonja e Vjetër
Juventusi në merkaton e janarit arriti të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Arsenalit Aaron Ramsey.

Ai do të bashkohet me bardhezinjtë këtë verë si një transferim i lirë.

28-vjeçari do të ketë një pagë të majme në Itali, pasi do të marrë 450 mijë euro në javë. Me këtë pagë ai do të bëhet britaniku më i paguar përsa i përket rrogës javore. Arsenali nuk ka e ka shitur Ramseyn dhe nga ai nuk do të marrë asnjë qindarkë.

Ato para që Juventusi i ka kursyer nga ky transferim do të shkojnë në rrogën e lojtarit, nga i cili pritet shumë në kampin bardhezi. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori