Ramsey zyrtarizohet këtë muaj te skuadra e madhe italiane
Juventusi duket se ka arritur akordin për të transferuar në Torino mesfushorin uellsian të Arsenalit, Aron Ramsey, teksa brenda muajit janar pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.

Mediat italiane zbulojnë gjithashtu se Drejtori Sportiv i bardhezinjve ka arritur të bindë futbollistin dhe menaxherët e tij, që të zgjedhin pikërisht Juventusin si destinacionin e ardhshëm.
Paratici i ka ofruar Ramseyt një kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset

Juventusi arrit të mposhtë konkurrencën e skuadrave si Bayern Munchen, PSG dhe Real Madrid të cilat ishin të interesuara për 27 vjecarin.

Ndërkohë kontrata e Ramsey me Arsenalin përfundon në muajin qershor, por klubi italian po mendon t’u ofrojë një shumë simbolike londinezëve, për të marrë mesfushorin uellsian që në muajin janar. /albeu.com/






Shtuar më 03/01/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori