E FUNDIT/ Pas Durrësit, Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet në Vorë (FOTO LAJM)
Rangers dëshiron ish- trajnerin e Interit për pankinën
Skuadra skoceze, Rangers ka shkarkuar trajnerin Pedro Caixinha dhe është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një tjetër teknik për stolin e saj. Një nga emrat favoritë është edhe ish trajneri i Interit, Frank de Boer, i cili është pa punë që nga muaji shtator, kur u shkarkua nga Crystal Palace.

Holandezi bëri një punë të shkëlqyer te Ajaxi, por vjen pas dy eksperiencash negative te Interi dhe skuadra angleze, ndërsa kërkon të rifillojë me një tjetër mundësi. Frank de Boer, së bashku me vëllain e tij Roland, kanë luajtur pikërisht për Rangers, në vitin 2004 dhe tani ish trajneri i Interit ka mundësinë të rikthehet, por me një tjetër rol.

Rangers është një mundësi e mirë për Frank dhe na është paraqitur një projekt serioz. Një alternativë është edhe kombëtarja holandeze, por Frank dëshiron të stërvitë klube, sepse mendon se është shumë i ri për të trajnuar aq rrallë”, tha Roland de Boer, për mundësinë që i është shfaqur të vëllait. /Albeu.com/
Shtuar më 10/11/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori